E mori me veturë, më pas e sulmoi dhe i grabiti paratë dhe telefonin

Një person është sulmuar fizikisht dhe grabitur nga një i dyshuar i panjohur në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur e kishte marrë me veturë, ndërsa më pas e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte grabitur para të gatshme dhe një telefon mobil.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, \.

Rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe aktualisht është duke u hetuar