“Mendimi im i vetëm është fusha. Jam i përqendruar të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje. Vetëm për të shmangur çdo lloj spekulimi dhe lajmesh të pavërteta, ritheksoj se prej kohësh ia kam besuar menaxhimin e të gjitha interesave të mia ekskluzivisht familjes dhe avokatëve të mi. Askush tjetër nuk është i autorizuar të flasë në emrin tim. Mendjen tek objektivat e ardhshëm”.
Kështu, përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit, Rafa Leao, theu heshtjen përballë zërave të merkatos që e kanë përfshirë gjatë javëve të fundit.
Në veçanti, për portugezin ka interes nga Galatasaray, megjithëse ofertat e klubit turk nuk kanë përmbushur asnjëherë kërkesat e Milanit dhe të vetë lojtarit. Leao, vetëm pak kohë më parë, kishte lënë të kuptohej se koha e tij në Milano kishte përfunduar.








