Muralet me figurat e Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoninë e Veriut janë përdhosur nga persona të panjohur.
Gazetarja Alberta Gjini në emisionin “Ora 7” tha se autorët e këtij veprimi ende nuk janë identifikuar teksa është bërë thirrje për veprim të shpejtë të autoriteteve.
“Nuk nuk dihet se kush janë pra agresorët të cilët e kanë bërë këtë gjë dhe kanë kërkuar gjithashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht pra të identifikohet autorët të sqarojnë motivet sepse e kanë bërë dhe kanë shkuar në në këtë situatë teje të papërgjegjshme edhe jo të mirë”, tha ajo.








