Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik, ku janë arrestuar tre persona.
Stacioni Policor në Deçan, më datёn 08.08.2026, rreth orёs 22:10, ka pranuar informacion pёr tё shtёna me armё nё njё aheng, nё fshatin Strellc-Deçan.
Policia ka dalё në vendngjarje dhe aty ka sekuestruar njё armё zjarri njё karikator dhe tri gёzhoja. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, transmeton Klankosva.tv.
Stacioni Policor në Istog, më datёn 08.08.2026, rreth orёs 23:25, deri sa zyrtaret Policor ishin duke u marrё me njё rast tjetёr tё shkaktuar nga i dyshuari, gjatё kontrollit nё qanten e tij janё gjetur dhe sekuestruar: njё Pistoletё, njё karikator dhe katёr fishek tё sё njёjtёs arme, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt.
Stacioni Policor në Junik, më datёn 09.08.2026, rreth orёs 16:20, ka pranuar informatё se nё lagjen Goçaj nё Junik, ka tё shtёna me armё.
Policia menjёherё ka ndёrmarrё veprimet e nevojshme, duke arrestuar tё dyshuarin e kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё pistoletё, njё karikator dhe dy fishekё tё sё njёjtёs armё. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Të tre të dyshuarit, pas intervistimit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia u ka bërë apel qytetarëve që gjatë ahengjeve të përmbahen nga përdorimi i armëve, duke paralajmëruar masa ndaj personave që i përdorin ato në mënyrë të kundërligjshme.








