Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Kolumbinë.
Përveç viktimave, nga tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, janë shkatërruar shumë ndërtesa, derisa po vazhdojnë kërkimet për personat e mbetur nën rrënoja.
Epiqendra është raportuar pranë San Jose del Palmar, rreth 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit kolumbian, Bogota.
Banorët kanë dalë nga shtëpitë dhe ndërtesat pas lëkundjeve të fuqishme.
Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, ka njoftuar se tre fëmijë vdiqën në komunën e Calima El Darién, pasi një mur u shemb.
“Situata është serioze,” ka thënë ajo.
Një guvernator provincial ka deklaruar se ka persona të lënduar dhe se janë raportuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa.
Fillimisht, EMSC e kishte vlerësuar tërmetin me magnitudë 7.1, por më pas e ka përditësuar vlerësimin në 7.4 ballë.
Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e situatës, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje për dëmet dhe numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.








