Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se përveç afatit 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh që ishte përdorur për shtyrjen e procesit.
Cakolli vlerëson se shkeljet po normalizohen dhe se afatet po përdoren vetëm kur u shërbejnë palëve për zvarritjen e procesit.
“Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe vetë kufiri 48-orësh, që fillimisht u përdor si mjet për ta shtyrë procesin pas afatit. Kjo dëshmon se, kur shkelja e parë kalon pa pasojë juridike, shkeljet pasuese normalizohen njëra pas tjetrës, ndërsa afatet përdoren vetëm për aq kohë sa i shërbejnë zvarritjes”, ka shkruar ai në Facebook, \.
Sipas tij, kjo situatë e bën edhe më urgjente dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, veçanërisht pasi afati tetëditor për kontestimin e vendimit të Kuvendit është duke rrjedhur.
“Ky zhvillim e bën edhe më urgjent dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, sidomos tani që afati tetëditor për ta kontestuar vendimin e Kuvendit po rrjedh dhe skadon brenda pak ditësh. Argumenti se kjo do t’i blinte kohë LVV-së tashmë e ka humbur kuptimin, sepse koha po fitohet edhe pa Gjykatën, përmes mosveprimit, ndërsa konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe fillimi i afatit për Presidentin mbeten pezull. Pa një vendim të Gjykatës, kohëzgjatjen e kësaj gjendje po e kontrollon pala që i ka në dorë veprimet që e zhbllokojnë procesin”, shkruan ndër të tjera Cakolli, njofton .
Ai ka ngritur edhe çështjen e ushtrimit të njëkohshëm të funksioneve të deputetit dhe anëtarit të Qeverisë nga kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë certifikuar si deputetë.
“Ndërkohë, çdo ditë e kaluar kështu po e zgjat edhe një paligjshmëri tjetër. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë certifikuar si deputetë po vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet ekzekutive, ndonëse ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve është i papajtueshëm sipas Kushtetutës. Kjo është konfirmuar nga Gjykata Supreme, e cila, pikërisht për shkak të kësaj papajtueshmërie, ka shfuqizuar një Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga një ministër-deputet. Rrjedhimisht, edhe vendimet e tjera të nxjerra prej tyre pas certifikimit janë të kundërligjshme”.
Postimi i plotë:








