Sot shënohen 28 vjet nga rënia heroike e Bekim Berishës – “Abeja”, i cili u vra në betejën e Junikut gjatë luftës së Kosovës.
Gazetarja e Klan Kosova, Dielleza Berisha, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, ku tha se gjatë ditës kanë mbërritur vizitorë nga Peja dhe treva të ndryshme për të nderuar figurën e tij.
Bekim Berisha po kujtohet si një prej figurave të shquara të luftës, ndërsa cilësohet si hero i tri luftërave – në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë.
Në përvjetorin e rënies së tij, në vendin ku po nderohet figura e “Abejes” kanë qenë të pranishëm edhe ish-luftëtarë të UÇK-së, bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë.








