Polonia dhe shtetet baltike kanë shtuar masat e sigurisë rreth digave, centraleve elektrike dhe infrastrukturës së gazit, mes shqetësimeve se Rusia mund të organizojë sulme të inskenuara duke përdorur dronë ukrainas.
Lituania ka paralajmëruar se Moska mund të tentojë një sulm të tillë, ndërsa Polonia, Letonia dhe Estonia kanë ngritur shqetësime për mundësi sabotimi dhe përpjekje për të testuar reagimin e NATO-s, shkruan Reuters, \.
Zyrtarët e këtyre vendeve thonë se po rrisin mbrojtjen e infrastrukturës kritike, pasi dronë të lidhur me Ukrainën janë gjetur më herët në territorin e tyre.
“Ne nuk jemi naivë, e shohim informacionin, lexojmë mes rreshtave dhe po bëjmë detyrat tona”, tha ministri lituanez i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, për Reuters.
Kremlini, ndërkaq, ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar paralajmërimet për sulme të fshehta ruse si “histori frikësuese” që përdoren për të justifikuar militarizimin kundër Rusisë.








