Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 2 janë në monitorim.
Në operacione janë angazhuar 371 forca operacionale dhe 42 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 153 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”, shkruan A2, \.
Në Cikallesh, Dajt, Priskë e Madhe, Mallakastër dhe Abaze situata është nën kontroll nuk paraqitet rrezik për banesat.
Në Vilëz të Kurbinit zjarri vijon aktiv, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka frenuar përhapjen e flakëve.
Ndërkohë, disa vatra, përfshirë ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik, janë shuar plotësisht.







