Pas gati dy dekadash si trajner, Pep Guardiola njoftoi në maj 2026 se do të largohej përkohësisht nga futbolli, pas 10 vitesh në drejtimin e Manchester City. Në një intervistë për “OKX”, ai shpjegoi arsyet e këtij vendimi.
Guardiola pranoi se nuk ishte një vendim i marrë brenda natës, por ndjesi që ishte rritur pas një dekade me të njëjtën rutinë: “Janë 10 vite me të njëjtën rutinë, të njëjtat ndeshje dhe kjo çdo tri ditë. Është si të hash spageti çdo ditë”.
Ai sqaroi se nuk kishte humbur dëshirën për të stërvitur, por nuk ndiente më të njëjtën energji për të qenë në maksimum gjatë gjithë sezonit: “E dua punën time, por është një moment kur ndien se ka ardhur koha të pushosh. Kisha ndjesinë se nuk kisha më energjinë e nevojshme për të qenë në majë ose për të përballuar kërkesën që sjell gara çdo tri ditë”.
Eksperienca si futbollist dhe trajner i ka mësuar se “vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe disiplina nuk garantojnë suksesin, por është e pamundur të përpiqesh të kesh sukses pa disiplinë dhe qëndrueshmëri”.
Për të, motivimi i vërtetë dhe kënaqësia në punë janë thelbësore: “Nëse e do atë që bën, njerëzit janë të qëndrueshëm dhe kanë një etikë të fortë pune”.
Guardiola theksoi gjithashtu nevojën për të evoluar vazhdimisht si trajner: “Të bësh gjithmonë të njëjtën stërvitje, të njëjtat taktika, të njëjtat ide… pas një viti… Nuk e kuptoj”.







