Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen

Një pushim në një liqen malor përfundoi në tragjedi për një ushtar amerikan 24-vjeçar. I riu humbi jetën në Lago di Barcis, në Itali.

Ushtari ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Aviano. Forcat Ajrore të ShBA-së konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij dhe njoftuan se po bashkëpunojnë me autoritetet italiane për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi pranë një moli ku turistët po qëndronin për t’u marrë me diell. Megjithatë, në atë zonë ndalohet larja, raporton Bild, \.

Ushtari u fut në ujë të shtunën, por nuk doli më në sipërfaqe. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga liqeni, por ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar pse 24-vjeçari hyri në ujë pavarësisht ndalimit dhe si ndodhi aksidenti fatal.