Duket e pabesueshme që në vitin 2026 mijëra njerëz të bien pre e një lajmi të rremë, deri në atë pikë sa të mblidhen nën diellin përvëlues jashtë Katedrales së Funchal, duke besuar se Cristiano Ronaldo po martohej më në fund me partneren e tij prej një dekade, Georgina Rodríguez.

Thashethemet qarkullonin prej ditësh dhe tregonin 8 gushtin si datën e martesës dhe Katedralen e Funchal si vendin e ceremonisë. Turma e madhe, shumë prej tyre me fanellën ikonike me numrin 7, u ngjitën mbi mure, shtylla ndriçimi dhe çdo lartësi tjetër për të parë çiftin dhe bërë foto e video.
🤯🇵🇹 INCREDIBLE: Cristiano Ronaldo caused chaos at a wedding in Madeira… without even being there! 😭
More than 2,000 fans gathered outside Funchal Cathedral, convinced Cristiano and Georgina Rodríguez were secretly getting married.
Then a Rolls-Royce carrying the bride… pic.twitter.com/0SQKo1sjzy
— Goal Crest (@GoalCrestX) August 9, 2026
Sa herë një makinë sillte dikë elegant, dëgjoheshin thirrjet: “Është ai, është ai”. Më pas mbërriti një Rolls-Royce gri me nusen e vërtetë, Fatima Nicole Cunha Teixeira. “Po kjo nuk është Georgina”, – thirrën të zhgënjyerit.
Dhëndri ishte Fabio Ramos, një tjetër vendas i Madeirës, që jeton në Francë dhe ishte kthyer në vendlindje për t’u martuar me Nicole. Edhe pasi mësuan emrat e çiftit, disa këmbëngulnin: “Cristiano dhe Georgina duhet ta kenë rezervuar katedralen me identitete false…” Nicole, e befasuar dhe e emocionuar, mezi kaloi përmes turmës. Fillimisht pati frikë se kaosi mund t’i prishte martesën, por më pas u qetësua dhe ceremonia vazhdoi normalisht.
Movidos pelo rumor de que Cristiano Ronaldo e Georgina Rodríguez se casariam este sábado, centenas de curiosos juntaram-se à porta da Sé Catedral do Funchal na esperança de ver os noivos. No entanto, nem o futebolista nem a companheira confirmaram qualquer cerimónia.
🎥 redes… pic.twitter.com/W69xxdrJRR
— SIC Notícias (@SICNoticias) August 8, 2026
Turma u mblodh edhe jashtë hotelit luksoz “Savoy Palace”, pasi u përhapën zëra se aty do të zhvillohej gjoja pritja e martesës së Ronaldos dhe Georginës. Pamjet u bënë “virale”. Ronaldo reagoi me “emoji” duke qeshur, ndërsa motra e tij, Elma Aveiro, shkroi: “Surreale.”
Cientos de personas se reúnen fuera de la Catedral de Funchal, creyendo que Cristiano Ronaldo y Georgina están dentro 🤯
Pero en realidad es la boda de otra pareja 💍 pic.twitter.com/GebzMIr09j
— Arielipillo (@arielipillo) August 8, 2026
Famullitari i katedrales, Padre Marcos Gonçalves, ishte kategorik: “Kjo është e vetmja martesë që zhvillohet këtu sot. Nuk kam asnjë rezervim për Cristiano Ronaldon”. Pas ceremonisë, katedralja uroi çiftin: “Nuk kishim parë kurrë diçka të tillë këtu. Ishte shumë e vështirë që nusja të hynte në kishë për t’u martuar”.








