Arrestohet pas gjashtë vitesh në arrati personi i kërkuar për disa vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Batllavë, Nazmi Luten, i cili dyshohet se ishte i kërkuar për disa vepra penale dhe kishte qenë në arrati për rreth gjashtë vjet.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Klan Kosovës.

Luta ishte në kërkim nga autoritetet për disa vepra penale, ndërsa pas arrestimit pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.

ka kontaktuar policinë për të kuptuar më shumë rreth rastit, por deri në këto momente nuk ka marrë një përgjigje.