Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e Rodri nga Manchester City te Real Madrid, një lëvizje që do të mbyllte merkatos e klubit madrilen për këtë verë, kampioni i botës me Spanjën zgjodhi Barcelonën si destinacionin e tij të ri.
AS zbulon se pas dështimit të kësaj piste, klubi madrilen ka vendosur të mos bëjë asnjë përforcim tjetër në mesfushë për këtë verë. Jose Mourinho do të mbështetet te mesfushorët që ka në dispozicion dhe “boshllëkun” e Rodri-t, do ta mbulojë i preferuari i “The Special One”, Bernardo Silva.
Edhe pse portugezi është një mesfushor me tipare sulmuese më shumë, Mourinho është i bindur se bashkëatdhetari i tij mund të bëjë më së miri dhe aspektin difensiv në mesin e fushës. Momentalisht, Real Madrid ka vendosur të mos ndjekë asnjë emër tjetër për këtë repart.







