Një mjet lundrues tip “Jet Ski” është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.
Ngjarja u raportua nga pushuesit në Policinë e Shtetit, e cila reagoi menjëherë duke organizuar ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare.
Gjatë kontrolleve në zonë, efektivët konstatuan mjetin lundrues dhe bënë të mundur bllokimin e tij.
Ndërkohë, drejtuesi i “Jet Ski” u ndëshkua me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.
Policia e Shtetit ka falënderuar pushuesit për reagimin dhe bashkëpunimin, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë publike gjatë sezonit turistik./abcnews.al








