Pavarësisht përpjekjeve të fundit të Barcelonës për të ndryshuar mendjen e Cuti Romero dhe për të tentuar transferimin e tij, katalanasit kanë marrë një përgjigje negative.
Marca zbulon se argjentinasi i ka dhënë fjalën Atletico Madridit dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet tani, pavarësisht interesimit të fundit të Barcelonës. Duke qenë se Ronald Araujo do të huazohet te Liverpool, Barcelona e ka të nevojshme një qendërmbrojtës dhe emri i parë në listë ishte Cuti Romero.
Megjithatë, gjatë javës së ardhshme argjentinasi pritet të zyrtarizohet tek Atletico Madrid për shifrën e 40 milionë eurove








