“Nga ndeshjet miqësore kuptohet se në ç’drejtim po shkon, nëse është i duhuri apo jo”. Luciano Spalletti i ka idetë e qarta përpara miqësores me Interin, të planifikuar të shtunën në orën 13:00, pak ditë pas fitores prestigjioze ndaj Chelsea, me golin e Zhegrovës.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit foli edhe për gjendjen e Yildiz: “Do të luajë më shumë se në ndeshjen me ‘Blues’, synimi është ta aktivizojmë për një pjesë ose pothuajse një pjesë. Interi është një skuadër shumë e fortë, do të na duhet të jemi skuadër në çdo moment të ndeshjes”.
Për merkaton: “Circati? E konsideroj premtues, ndaj mund t’iu interesojë shumë klubeve. Tani kemi në mendje të bëjmë pak gjëra dhe shumë të përcaktuara. Ato nuk kanë të bëjnë me të. Aktualisht kemi një organikë shumë të gjerë. Nuk mendoj se na mungon një sulmues që shënon 20 gola; kemi marrë lojtarë që, së bashku, mund ta arrijnë atë kuotë.
Këtë sezon do të luajmë të enjten dhe të dielën, ndaj nuk mund të luajmë gjithmonë me të njëjtët lojtarë. ‘Europa League’ të impenjon më shumë se Champions League. Nuk kemi një qendërsulmues fizik, por do ta kompensojmë me ndihmën e të gjithëve. Alajbegovic di të shënojë, ndërsa duam ta ndihmojmë Kolo Muani me statistikat. Për momentin jemi të qetë”.
Për Bastoni: “Nuk kemi krijuar pasoja të mëdha dhe nuk kemi folur sërish për sjelljet e lojtarëve në fushë. Duam vetëm të bëjmë një ndeshje të bukur ndaj më të fortëve të kampionatit tonë dhe të mësojmë sa më shumë për të arritur nivelin e tyre”.







