Kurti: Takimet me LDK-në më nuk janë lajm

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimet me LDK-në nuk janë më lajm.

Ai para mediave theksoi se takimet në fjalë janë përpjekje normale për konstituimin e institucioneve.

Kur të kemi marrëveshje politike nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituar institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi ai.