Armina Mevlani ka ndarë së fundmi disa fotografi nga pushimet e saj në plazh, ku është shfaqur me bikini.
Ajo që mori më së shumti vëmendje ishte këmisha e bardhë, të cilën e kishte veshur mbi bikini, duke i dhënë paraqitjes një stil të thjeshtë dhe elegant.
Me këtë kombinim veror, Armina edhe një herë dëshmoi shijen e saj për modën, ndërsa fotografitë u pëlqyen nga shumë ndjekës në rrjetet sociale.









