Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Korenicë të Gjakovës ku nëntë persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 ku u përfshin dy vetura.
“Sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.








