Vinicius: 8 vite në “Bernabeu” janë shumë pak. Edhe 6 vite të tjera dhe përgjithmonë…

Vinicius Junior nuk vonoi të shprehte emocionet pas zyrtarizimit të rinovimit me Real Madridin. Pak pasi klubi madrilen bëri publik marrëveshjen e re, braziliani reagoi në Instagram me një mesazh të mbushur me përkushtim: “Tetë vite në Bernabeu janë shumë pak. Edhe gjashtë vite të tjera dhe përgjithmonë”.

Një deklaratë dashurie për klubin që largon çdo dyshim mbi të ardhmen e tij, pas javësh me spekulime për largim. Vinicius falënderoi edhe të gjithë ata që ndihmuan në rinovimin e tij: “Ju dua. Faleminderit tifozëve, presidentit, Mourinhos, Juni (Calafat), José Ángel (Sánchez), lojtarëve dhe gjithë klubit!”

Ky reagim erdhi vetëm një ditë pasi braziliani kishte alarmuar tifozët, duke fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale, madje edhe foton e profilit, në një moment kur negociatat për rinovimin ishin në qendër të vëmendjes.

Por fundi ishte krejt ndryshe. Vinicius riktheu një foto profili me lidhje të drejtpërdrejtë me Real Madridin, me emrin e tij, numrin 7 në shpinë dhe trofetë pas vetes. Në këtë mënyrë, ajo që dukej si një sinjal lamtumire rezultoi të ishte fillimi i një kapitulli të ri. Vinicius do të vazhdojë të jetë një nga liderët e projektit ofensiv të Real Madridit deri në vitin 2032.

 

al”>Telesport.