Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka konfirmuar mbështetjen e plotë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv me përfaqësuesit e 54 federatave anëtare.
Në deklaratën zyrtare, CAF bëri të ditur se mbështet unanimisht “përditësimin e përbashkët” të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, lidhur me iniciativën “FIFA Forward Enterprise”.
CAF pranoi se “janë bërë gabime gjatë procesit të krijimit të kësaj iniciative”, veçanërisht për mungesën e konsultimit paraprak me të gjitha palët e përfshira, por vlerësoi faktin që FIFA i njohu këto gabime.
Presidenti i CAF, Patrice Motsepe, deklaroi: “CAF mirëpret dhe mbështet përditësimin e përbashkët të Infantino dhe Grafström. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë futbollin afrikan një nga më të mirët në botë, duke respektuar qeverisjen, transparencën dhe praktikat më të mira globale”.
Në fund të komunikatës, Komiteti Ekzekutiv i CAF ripohoi unanimisht mbështetjen për Infantinon dhe e falënderoi për kontributin e tij në zhvillimin e futbollit afrikan ndër vite. Kjo mbështetje vjen pas debateve të fundit rreth FIFA-s dhe projektit “FIFA Forward Enterprise”, që shkaktoi përplasje me disa institucione europiane.
.







