Konstituimi në momente të fundit? Asnjë lëvizje deri tash te Kuvendi (VIDEO)

Edhe ose kanë  mbetur edhe pak orë deri në skadimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në objektin e parlamentit nuk është vërejtur asnjë lëvizje e deputetëve.

Raportime për një takim mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur, megjithëse te Kuvendi nuk ka pasur asnjë zhvillim sot.

Kështu ka raportuar edhe gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi.

” Asnjë deputet nuk ka hyrë, as ka dalë nga Kuvendi i Kosovës sot kur është edhe dita e fundit për konstituim. Kjo për kohën sa ne ishim duke qëndruar këtu në ambientet e parlamentit kjo megjithëse në orën 12 të natës sot dhe përfundon zyrtarisht afati për tu konstituar kuvendi për çka më pas nuk dihet se cili do të jenë hapat kushtetues që mund të ndërmerren, kjo për shkak të një akt gjykimi të gjykatës kushtetuese që ishte dhënë në legjislaturat e kaluara e që kufizon kohën e konstituimit të kuvendit në 30 ditë.

Në fakt qysh dje kjo është ndërprerë seanca e filluar me arsyetimin se duhet t’i jepet kohë më shumë bisedimeve për presidentin dhe për këtë është arsyetuar kryeministri në detyrë e që është edhe kryetari i Vetëvendosjes e po ashtu tash edhe deputet Albin Kurti që i duhet më shumë kohë për të diskutuar në këtë rast me LDK-në, por që ka ftuar edhe partitë e tjera që t’i bashkohen bisedimeve në mënyrë që të merren vesh për të gjitha pozitat, kjo sipas tij është si pasojë e kritikave që kishte marrë në të kaluarën se po i bën institucionet para se t’i fillojë bisedimet për të gjitha pozitat që mund të jenë pjesë e diskutimit nga ajo se çfarë kemi mësuar është se sot nëse pritet të mbahet seancë mund të jetë nga pjesa e dytë e ditës, pra nga orët e fundit nëse një e tillë do të mbahet për çka Kurti ka thënë se mund të bëhet vetëm në rast se do të ketë një marrëveshje paraprake për pozitën e presidentit”, ka thënë Bellagoshi.

Bellagoshi theksoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në mesnatë, pasojat mbeten të paqarta. /Klankosova.tv