Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shprehur ngushellime pas aksidentit tragjik në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë kosovarë.
Përmes një postimi, Ajeti ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për humbjen e jetëve, ndërsa ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin.
Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar ambasadori Ajeti.
Ajeti u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.
Aksident tragjik ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjermani, ku tre mërgimtarë nga Kosova kanë humbur jetën.







