Bërllokun që e kanë tubuar, askush s’po shkon për t’ua larguar.
Kësisoj, lufta me mbeturina për Podujevën është kthyer në gjendje emergjente, e shpallur me vendim nga Komuna, raporton Klan Kosova.
Kjo situatë për llapjanët ka filluar të bëhet edhe më e bezdisshme tash kur edhe temperaturat janë të larta.
Sipas “Pastrimit”, kjo gjendje nuk është krijuar brenda natës, derisa shtoi se faji nuk qëndron te ndërmarrja.
Mirëpo, sipas opozitës në këtë qytet, bashkë me “Pastrimin” fajtore është edhe komuna.
Për gjendjen e krijuar, Klan Kosova ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga komunarët, por që të njëjtit s’qenë të qasshëm gjatë të enjtes.
Ndiqni detajet në kronikën më poshtë:






