Kutive të votimit iu drejtuan më 7 qershor, por formimin e institucioneve s’e panë ende.
Kësisoj, thellimi i krizës e mundësia që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të reja s’po pritet hiç mirë nga qytetarët, që siç thanë, janë lodhur nga votimet pa zgjidhje, raporton Klan Kosova.
Andaj si pasojë e kësaj, ka edhe të tillë që nëse u kërkohet ta bëjnë shpejt një veprim të tillë, nuk do ta kryejnë më obligimin e tyre qytetar.
Dikush thotë se ngjashëm nuk do të veprojë një pjesë tjetër e popullit.
E një tjetër deklaroi se qetësia në skenën e politikës kosovare nuk do të kthehet deri më 16 shtator.
Sidoqoftë, Republika e Kosovës i ka mbajtur 3 palë zgjedhje nacionale në vetëm 16 muaj.
Ndiqni kronikën e plotë në vijim:






