Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ndërprerja e saj ka ndodhur, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka propozuar emër për kryeparlamentar, me ç’rast kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për shkak të diskutimeve për çështjen e presidentit të vendit.
Për këtë, ka qenë i ashpër Gjini i Aleancës, partia e së cilit ka shtatë mandate në legjislativin e vendit.
“Ky është kulmi i paftyrësisë”, ka shkruar Gjini në facebook. /Klankosova.tv







