Ruben Amorim, trajneri i Milanit, foli për “Sky Sport” pas derbit të barazuar 1-1 ndaj Interit në Australi: “Është e rëndësishme që nuk humbëm, por gjëja më e rëndësishme është të përmirësohemi si skuadër. E nisëm shumë mirë, me shumë presion, por Interi ka shumë eksperiencë. Ata e kuptuan menjëherë atë që po bënim dhe na vunë në vështirësi në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës. Më pas u përmirësuam, 20 minutat e fundit ishin të mira. Ishte një test i mirë, por kemi nevojë për më shumë ndeshje për t’i provuar të gjithë lojtarët”.
Për aspektet pozitive të sfidës: “Po përpiqemi të ndërtojmë shumë nga prapa, por pa marrë të njëjtat rreziqe që morëm ndaj Glasgow. Ishte një ndeshje e mirë edhe nga ana fizike”.
Për Rafael Leaon: “Mendoj të njëjtat gjëra që thashë në konferencë: nëse je lojtar i Milanit, je me fat dhe duhet të argëtohesh. Ai po argëtohet, sot e ndihmoi ekipin dhe kjo është e rëndësishme. E vlerësoj njësoj si Nkunku apo Camarda”.
Për përmirësimet: “Gjithçka, sidomos me topin. Nëse kemi më shumë zotërim, do të vuajmë më pak, por kjo kërkon kohë”.
Për homazhin ndaj Franco Baresit: “Nuk prisja një skenar ndryshe. Ishte një ish-lojtar dhe person special. Do të na mungojë shumë. E vetmja mënyrë për ta kujtuar siç meriton është të bëjmë gjërat siç duhet dhe ta rikthejmë Milanin aty ku i takon”.
Chivu, pas derbit miqësor ndaj Milanit: Shoh rritje te lojtarët, rezultati nuk na intereson shumë
al”>Telesport.







