Deputeti i rizgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se mbështet vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane ka thënë se nuk do të jetë pengesë për zgjedhjen e presidentit dhe se vota e tij do të shkonte në favor të zgjidhjen së këtij ngërçi.
Ai ka deklaruar se është i përkushtuar që institucionet të formohen sa më shpejt, duke theksuar se zvarritja e procesit duhet të marrë fund.
“Absolutisht. Unë jam, dhe po punoj fuqishëm që me i filluar institucionet sa më parë sepse çka është boll është boll, është mjaftueshëm e kemi ndalë procesin, tani po shohim se çka po ndodh sot”, ka deklaruar ai.
Berishaka shtuar se synon të japë kontributin e tij në qeverisjen e vendit dhe në përfaqësimin e komunitetit egjiptian.
“Jam shumë i interesuar me kontribuuar për qeverinë e Kosovës, për komunitetin që përfaqësoj atë egjiptian dhe të shoh se çfarë mundësie po na jepet edhe për mua ka rëndësi me u funksionalizu shteti sepse kjo është e rëndësishme”, ka thënë ai.







