Juventusi mori sinjale pozitive nga miqësorja ndaj Chelsea, ku u dallua mbi të gjitha soliditeti defensiv. Bardhezinjtë kanë zhvilluar 4 ndeshje përgatitore pa humbje (3 fitore dhe 1 barazim) dhe ende nuk kanë pësuar gol, një tregues i rëndësishëm për projektin e Luciano Spallettit.
Trajneri kërkon një skuadër të fortë në mbrojtje dhe kjo u pa edhe ndaj anglezëve. Di Gregorio dhe Perin ruajtën portën të paprekur, ndërsa Kalulu, Kelly, Gatti, Celik dhe më pas Bremer dhanë garanci. Mbrojtësi brazilian tregoi edhe një herë grintën e tij me ndërhyrjen ndaj Essugos në fund.
Man Of The Match 🔝#ChelseaJuve [0-1] pic.twitter.com/zLVivNKKcY
— JuventusFC (@juventusfc) August 5, 2026
Kenan Yildiz ishte një nga protagonistët kryesorë. Pas rikuperimit nga tendinopatia e gjurit, turku u rikthye në fushë dhe dha asistin për golin e Zhegrovës. Kosovari tregoi shpejtësi dhe shpërthim në krahun e djathtë, edhe pse duhet të përmirësojë zgjedhjet në aksionet individuale.
Jonathan David vazhdon të kërkojë formën optimale pas Botërorit me Kanadanë, ndërsa Milik nuk la gjurmë. Mesfusha Locatelli-Douglas Luiz mbetet në provë, ndërsa merkatoja pritet të sjellë përforcime të tjera.
al”>Telesport.







