Së fundmi, në një postim në Instagram, një ndjekës e ngacmoi duke i shkruar: “Xume, a s’po blen më like a?”.
Foto: Instagram
Elijona nuk e la pa përgjigje komentin dhe zgjodhi t’i përgjigjej me humor e ironi.
“Jo bre, m’u kanë harxhu paret e finales, s’po kom mo. A po m’i blen ti?”, shkroi ajo.
Reagimi i saj u prit pozitivisht nga shumë ndjekës, të cilët vlerësuan mënyrën spontane dhe sportive me të cilën iu përgjigj komentit, duke treguar se di t’i përballojë kritikat dhe ngacmimet me qetësi dhe humor.
Ajo po shijon një periudhë të mirë pas Big Brother e po ashtu edhe lidhjen me Klodian Mihajn. /Telegrafi/