Hykmete Bajrami: Presidenti nga LDK do siguronte balancim të pushteteve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, sipas saj, ka insistuar në postin e presidentit të vendit.

Sipas saj, nëse LDK merr këtë pozitë, do të kishte balancim të pushteteve në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.