“Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin, duke u angazhuar si forcë shtesë për përballimin e situatës me zjarret gjatë këtij muaji përvëlues.

Ai theksoi se Shqipëria është më e përgatitur se më parë për t’u përballur me emergjencat, megjithatë paralajmëroi se rreziku i përshkallëzimit të zjarreve mbetet i lartë, ashtu siç po ndodh aktualisht në disa vende evropiane.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht”, ka shkruar Rama në Facebook ku ka ndarë edhe videon e avionit.