Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë diskutuar çështje të rëndësishme politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Kurti tha se palët kanë ndarë shqetësime të përbashkëta, por edhe vullnet e gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.
Ai e ka vlerësuar takimin si një zhvillim pozitiv për të dy subjektet politike dhe për vendin.
“Diskutuam shumë çështje të aktualitetit politik, të sfidave të cilat na presin në aq shumë fusha për interesin që u nevojitet qytetarëve të Republikës dhe shtetit tonë. Ndamë shumë brenga që i kemi, por ka edhe shumë vullnet e zell për të punuar bashkë në të ardhmen. Kjo natyrisht që është optimiste për të dy subjektet tona, e besoj që është një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe për qytetarët”, u shpreh ai./Klankosova.tv








