Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë dërguar sinjalin SOS, duke kërkuar ndihmë pasi nuk kanë mundur të gjejnë rrugën për t’u kthyer.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit, në drejtim të zonës janë nisur grupet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë, raporton A2Cnn.

Ekipet po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së saktë të turistëve, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në terren