Shiriti u pre për të përuruar rehabilitimin e një pjesë të kanalit, Ibër-Lepenc.
Në Varagë të Zubin Potokut ku para gati dy vjetëve ndodhi sulmi terrorist, u tha se po synohet forcimi i sigurisë ujore.
“Prej se është ndërtuar në vitet e 80-ta, ky kanal ka qenë infrastrukturë jetike për Republikën e Kosovës. Kanali, që nis në këtë komunë dhe i përshkon 49 kilometra deri në Prishtinë, siguron ujin për termocentralet tona, që prodhojnë deri në 90 për qind të energjisë sonë, për tokën bujqësore në Rrafshin e Kosovës dhe për fabrikat e ujit të pijes që furnizojnë nëntë komuna me mbi 500 mijë banorë”, deklaroi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Edhe drejtori i Ndërmarrjes Ibër-Lepenc, Faruk Mujka pohoi se projekti paraqet një investim të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit me ujë dhe stabilitetin e infrastrukturës jetike në vend.
Ndiqni kronikën në vazhdim:






