Lamtumira e fundit për Baresin; priten mijëra tifozë dhe personalitete. Spikat mungesa e Ibrahimovic

Në Milano priten sot mijëra tifozë për funeralin e ish-kapitenit të Milanit, Franco Baresi, që do të zhvillohet në bazilikën e Sant’Ambrogio. Bashkia e Milanos ka shpallur zi qytetare dhe flamuri i qytetit do të jetë në gjysmë shtizë në të gjitha selitë institucionale.

Për t’i dhënë lamtumirën legjendës kuqezi do të jenë dhjetëra ish-futbollistë dhe përfaqësues institucionesh, mes tyre pronari i klubit Gerry Cardinale, presidenti Paolo Scaroni, drejtuesit dhe punonjësit e Milanit, si dhe presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli. Për Federatën Italiane të Futbollit do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm Marco Brunelli.

Të pranishëm priten edhe kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, përfaqësues nga Real Madridi dhe Barcelona, presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe ish-shokë skuadre të Baresit, nga Paolo Maldini te Marco van Basten. Ibrahimovic do të mungojë.

Milani, që është në turne në Perth, do të përfaqësohet nga Pulisic dhe Gimenez. Në derbin ndaj Interit skuadra do të luajë me shirit të zi në krah dhe para ndeshjes do të mbahet një minutë heshtje.

“Curva Sud” ka vendosur një banderolë: “Legjendë e pavdekshme, flamur i papërsëritshëm që nuk do të pushojë kurrë së valëvituri. Mirupafshim kapiten!”

The post Lamtumira e fundit për Baresin; priten mijëra tifozë dhe personalitete. Spikat mungesa e Ibrahimovic appeared first on Telesport.