Marotta në funeralin e Franco Baresit: Ikonë dhe shembull për futbollistët e sotëm

“Franco Baresi përfaqësonte një ikonë të futbollit dhe mbartte me vete një vlerë të madhe që sot është humbur: ndjenjën e përkatësisë. Janë shembuj që duhet të na bëjnë të reflektojmë, por mbi të gjitha duhet të përdoren nga futbollistët e sotëm si modele, sepse ai përfaqëson shembullin e njeriut dhe profesionistit”.

Kështu u shpreh presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, duke mbërritur në funeralin e kapitenit legjendar të Milanit, Franco Baresi, në bazilikën e Sant’Ambrogios në Milano.

Ndërkohë, ardhja e drejtuesve të Milanit në bazilikë u shoqërua me fishkëllima nga “Curva Sud”. Presidenti Paolo Scaroni kaloi sheshin mes thirrjeve dhe protestave të rreth një mijë tifozëve që ndodheshin pas barrierave.

Edhe Gerry Cardinale, i pranishëm si përfaqësues i pronësisë së klubit, u prit me kontestime. Fishkëllima dhe thirrje kundërshtuese pati gjithashtu për kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala, i cili hyri në bazilikë pa dhënë deklarata.

Lamtumira e fundit për Baresin; priten mijëra tifozë dhe personalitete. Spikat mungesa e Ibrahimovic

al”>Telesport.