Tronditet Peja: Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati

Dy persona kanë pësuar plagë nga thika mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas tij, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar.