Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim edhe Partisë Demokratike e Kosovës, merr vesh Gazeta Express.
Nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë PDK-ja lidhur me takimin në të cilin është ftuar.
Aleanca konfirmoi më herët se kanë pranuar nga Kurti ftesë për takim.
Kjo parti nuk do të shkojë në këtë takim. Aleanca e refuzoi ftesën e Kurtit, sikurse herën e parë, merr vesh Gazeta Express








