– Advertisement –
Inter Miami ka shfaqur interesim për mesfushorin belg Kevin De Bruyne, i cili mund të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit amerikan në afatin e ardhshëm kalimtar.
Sipas Mundo Deportivo, skuadra e MLS-së synon ta transferojë De Bruynen gjatë verës, teksa ai aktualisht është pjesë e Napolit.
Ndërkohë, projekti i bashkëpronarit David Beckham vazhdon të jetë ndërtimi i një skuadre me emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Përveç Lionel Messit dhe Luis Suarezit, në ekip bëjnë pjesë edhe Casemiro dhe Rodrigo De Paul, ndërsa De Bruyne shihet si përforcimi i radhës për klubin nga Miami.








