Gruaja e Rogertit ka një mesazh për gruan e Mirit, ja foto që publikoi

Pak ditë më parë, Rogert Sterkaj dha një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku tregoi për projektet e tij të reja por edhe për raportin që ka ai me ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”.

I pyetur nëse vijon miqësia me Armir Shahinin, ai u shpreh se ‘do të plasë bombën’. Sipas tij, ai është afruar me Mirin vetëm për t’a larguar nga çmimi i madh dhe të fitojë Selin Bollati.

Por Lei Kraja e pyeti edhe në lidhje me bashkëshortet e tyre, të cilat duket se janë bërë shoqe teksa ata të dy ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Rogerti tha se ‘kjo është gjëja më e bukur që mund të ketë dalë nga Big-u, miqësia e grave tona’.

Këtë moment të intervistës e ka postuar në “Instastory” bashkëshortja e Rogertit, Enxhi, e cila ka etiketuar edhe bashkëshorten e Mirit, Rabea.

“E lumtur që kam fituar një mikeshë si ty”, ka shkruar Enxhi në postimin e saj, të cilin edhe Rabea e ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale.