Dy futbollistë nga Kosova përfshihen në 11-shen më të mirë të xhiros së dytë të Zvicrës

– Advertisement –

Futbollistët nga Kosova, Donat Rrudhani e Kastriot Imeri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së dytë të Superligës së Zvicrës.

27-vjeçari Rrudhani shënoi gol të dielën në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit.

Gol realizoi edhe Imeri për Young Boysin që të shtunën fitoi thellë, 6:0, ndaj Thunit.

Imeri shënoi gol ndaj ish-skuadrës me të cilën edicionin e kaluar u shpall kampion i Zvicrës.

26-vjeçari pikërisht nga Young Boysi u huazua te Thuni edicionin e kaluar.