Aksident në rrugën Peqin–Elbasan, një person i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peqin–Elbasan, pranë hyrjes së fshatit Gjocaj, ku një automjet dyshohet se ka hyrë gabim në rrugë, duke u përfshirë në një përplasje.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë automjeti me targa AB 344 SR. Si pasojë e përplasjes, një pasagjer që udhëtonte në këtë mjet ka mbetur i plagosur, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

I lënduari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.