Cannavaro për Baresi: Ne mbrojtësit të imitonim të gjithë ty. Ishe lider në fushë dhe në jetë

Fabio Cannavaro ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, i cili u shua në moshën 66-vjeçare. Ky ishte dedikimi i ish-kapitenit të kombëtares italiane:

“I dashur Franco,

Faleminderit që ishe një shembull për brezin tim. Ne mbrojtësit e rinj të imitonim të gjithë ty. Ngrinim krahun edhe kur kundërshtari ynë nuk ishte në pozicion jashtë loje, por të paktën për një çast ndiheshim edhe ne si Baresi.

Ke qenë një njeri i mrekullueshëm, një simbol, një kapiten. Të shihja me fanellën e kombëtares dhe ëndërroja që një ditë ta vishja edhe unë atë fanellë të mrekullueshme të kaltër.

Ishe lider si në pozicionin tënd në fushë, ashtu edhe në jetë. Udhëtim të mbarë, gjithmonë me kokën lart, KAPITEN!”

The post Cannavaro për Baresi: Ne mbrojtësit të imitonim të gjithë ty. Ishe lider në fushë dhe në jetë appeared first on Telesport.