Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, para nisjes së Kuvendit të LDK-së, ka thënë se pret një proces demokratik dhe të suksesshëm.
“Mendoj se do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm dhe është një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë. Nuk flasim sot për kandidatët, sot është hapi i parë, duhet të mblidhemi bashkërisht të gjithë dhe të vendosim”, ka deklaruar Gashi.
I pyetur nëse dikush po i bën presion për kandidaturë apo për pozita brenda partisë, Gashi është përgjigjur: “Po thu që më bën dikush presion mu, a”.
Ndërsa lidhur me mundësinë që të synojë pozitën e kryetarit të LDK-së, ai ka thënë: “Ta shohim hapin e parë, pastaj flasim”







