Rivendosja e marrëdhënieve të Uashingtonit me Serbinë është gabim

Jasmin Mujanoviq, politolog i specializuar në politikën e Evropës Juglindore, ka deklaruar se rivendosja e marrëdhënieve të Uashingtonit me Serbinë është një gabim.

Në një shkrim të publikuar në foreignpolicy.com ai shkruan se”më 17 korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia njoftuan së bashku nisjen e një dialogu strategjik – një strukturë zyrtare dhe të përhershme për angazhimin diplomatik mes dy vendeve. Ky zhvillim nuk është ndonjë ndryshim i jashtëzakonshëm; SHBA-ja mban marrëdhënie të ngjashme me dhjetëra vende të tjera, madje edhe në Ballkanin Perëndimor me Slloveninë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Sipas tij, megjithatë, ky hap ngre shqetësime për drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe ndikimin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e një rajoni shumë të brishtë. “Kjo është veçanërisht e çuditshme në kontekstin e afrimit në rritje të Serbisë me Kinën dhe ambicieve të udhëheqësve të saj drejt një modeli autoritar”, shkrun ai.