Delegatëve po u premtohen poste ministrore s’dua të hyjë ma thellë

Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se disa delegatëve të LDK-së po iu ofrohen poste ministrore e zëvendësminsitrore për të votuar për Abdixhikun.

Ai tha se ndonëse nuk i ka këto poste, por po i premton.

“Po shoh që ka involvime edhe të akterëve tjerë të shpërndarjes së posteve ministrore, zëvendës-ministrore nga kryetari. Po iu premtojnë njerëzve për me votu”, ka thënë ai.

Dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit