S’ndalet dhuna brenda familjeve shqiptare, pesë u regjistruan brenda një dite

Gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të ndara të dhunës në familje në disa komuna të vendit, ku në dy raste të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa rastet e tjera po trajtohen në procedurë të rregullt ose janë nën hetime.

Në Prishtinë, rreth orës 00:10, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.

Në Pejë është arrestuar një burrë i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu në Pejë, një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje familjare është sulmuar fizikisht nga babai i tij. Pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, është arrestuar një e mitur, e dyshuar se pas një konflikti ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Palët janë intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt