Presidenti i Barcelona, Joan Laporta, është detyruar të marrë një periudhë pushimi, përfshirë edhe ndalimin e fluturimit, pasi një aritmi kardiake u korrigjua. Numri 1 i klubit “blaugrana” nuk do të jetë në gjendje të ndjekë ekipin gjatë përgatitjeve të tyre në Angli, as të marrë pjesë në ndeshjen miqësore kundër Birmingham.
Vetë Laporta zbuloi problemin shëndetësor në rrjetet sociale. Ai vuante nga një aritmi kardiake, e cila tani është zgjidhur, ndaj do të marrë një periudhë pushimi, përfshirë ndalimin e fluturimit. Laporta kështu donte të falënderonte të gjithë mjekët që e ndihmuan gjatë këtij problemi shëndetësor, i cili u zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Gjithçka shkoi mirë!!! Ata korrigjuan aritminë time!!! Zemra ime po rreh përsëri ritmikisht. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit të mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor në spitalin e Barcelonës. Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe inkurajimin e tyre”, deklaori Laporta.
The post Ankth te Barcelona, presidenti Laporta përfundon në spital pas problemeve me zemrën appeared first on Telesport.








